Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan zyrtarë nga Agjencia e Pronësisë Industriale në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Dogana e Kosovës Ministria e Financave (MF), kanë mbajtur ligjëratë para studentëve të UKZ-së për rëndësinë e të drejtave pronësore intelektuale për komunitetin e biznesit, me temën „Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale“.
Panelistët, Veli Hoti nga MTI, Zjarrta Osmani nga MKRS dhe Drenusha Rizvanolli nga Dogana e Kosovës, pronësinë intelektuale e kanë cilësuar si tejet jetike për rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve. Ata thanë se pronësia intelektuale është një fushë e gjerë e cila mes tjerash përfshinë edhe të drejtën e autorit, patentat, dizajnet, markat tregtare, etj. Prezantuesit në këtë diskutim treguan mbi punën e bërë në institucione duke përfshirë veprime konkrete në doganë por edhe në kontekstin e ligjvënies me qëllim të mbrojtjes së markave tregtare globale dhe atyre vendore në Republikën e Kosovës. Ata thanë se në institucionet e Republikës së Kosovë po punojnë në përafrimin e pronësisë intelektuale me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian, por gjithsesi që institucionet e Kosovës si doganat, inspektorati i vendit dhe gjykatat, duhen të merren më shumë me luftimin e cenimit të pronësisë intelektuale, u tha mes tjerash gjatë ligjëratës „Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale“.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan