Njoftim/Kompania “Albimi LTD” SH. P. K. ka hapur konkurs pë punë

3 Dhjetor, 2025

Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar, i njohur përmes brendit: PILOT BIKE, shpall konkurs për punësim me orar të plotë, për pozitat si në vijim:

  1. Zyrtar për Financa (1 pozitë); dhe
  2. Zyrtar për Shitje dhe Marketing në Rajon (1 pozitë).

 Vendi i punës: Gjilan.

 Kriteret minimale sipas pozitave

 Pozita nr. 1:

– I diplomuar në Fakultetin Ekonomik preferohet drejtimi Banka dhe Financa;

– Përvojë pune profesionale e preferuar;

– Aftësi e përdorimit të programeve kompjuterike; dhe

– Njohuri të gjuhës angleze.

 Pozita nr. 2:

– I diplomuar në shkenca sociale (preferohet Fakulteti Ekonomik);

– Përvojë pune profesionale;

– Aftësi të përdorimit të programeve kompjuterike;

– Njohuri të gjuhës angleze.

 Disa ndër përgjegjësitë kryesore sipas pozitave

 Pozita nr. 1:

 – Përpilimi i raporteve financiare javore, mujore dhe vjetore, projeksionet dhe realizimi i tyre;

– Regjistrimi i të dhënave në sistem; dhe

– Asistimi në kontrollimin dhe dorëzimin e raporteve përmbyllëse tatimore.

 Pozita nr. 2:

 – Zhvillimi i shitjeve në rajon për identifikimin e klientëve të rinj dhe menaxhimin e atyre ekzistues;

– Marketing dhe promovim i produkteve në treg; dhe

– Raportime të rregullta koordinim efektiv me stafin.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar për aplikim duhet të dërgojnë Cv-në e tyre në e-mail adresën: doruntina@albimi.com duke precizuar qartë pozitën për të cilën aplikojnë apo të paraqiten personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan, për dorëzimin e Cv-së në kopje fizike.

Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 12.12.2025.