Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Dukagjin Leka, ka marrë pjesë si folës kryesor në dy panele të veçanta në DIGEAT Festival, që u mbajt në Lecce të Italisë, me ftesë të Komunës së Lecces, Universitetit të Salentos dhe Rrjetit të Juristëve Italian. Ai u ftua zyrtarisht në cilësinë e Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte të UKZ-së.
Në panelin e parë, i cili përfshinte profesorë nga Italia, Mbretëria e Bashkuar, Argjentina, Rumania dhe Turqia, Prof.Dr. Dukagjin Leka prezantoi rëndësinë strategjike të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projekteve për institucionet e arsimit të lartë. Ai solli para audiencës disa nga shembujt më të suksesshëm të Universitetit “Kadri Zeka”, si projektet EDUFAIR, DELTA dhe GreenWB, duke theksuar ndikimin e tyre pozitiv në procesin e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit institucional të UKZ-së.
Paneli i dytë, me pjesëmarrës nga Meksika, Franca, Italia, Egjipti dhe Spanja, ishte i fokusuar në temën e integritetit akademik. Prorektori Prof. Dr. Dukagjin Leka prezantoi sfidat me të cilat përballet Kosova dhe rajoni në këtë drejtim, duke theksuar mungesën e infrastrukturës së plotë ligjore dhe faktorët e tjerë që ndikojnë në ruajtjen e standardeve akademike. Ai ndau përvoja dhe raste konkrete që ilustrojnë nevojën për qasje të reja dhe më të strukturuara në promovimin e integritetit akademik.
Në përmbyllje të vizitës, Prorektori Leka dha një intervistë për një televizion italian, ku foli për rëndësinë e pjesëmarrjes së tij në këtë ngjarje ndërkombëtare dhe rolin e UKZ-së në arenën akademike evropiane.
Pjesëmarrja në DIGEAT Festival është i rëndësishëm në rrugën e ndërkombëtarizimit të UKZ-së, ku bashkëpunimet dhe projektet ndërkombëtare po dëshmohen si komponentë kyç në zhvillimin dhe avancimin e universitetit.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan