Zyra për Mbështetje PsikoSociale për Studentë në Universitetin “Kadri Zeka” ofron mbështetje emocionale, sociale dhe psikologjike për studentët, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për zhvillimin e tyre akademik dhe personal.
Shërbimet kryesore:
– Konsulta individuale psikologjike për menaxhimin e stresit, ankthit dhe sfidave personale.
– Mbështetje për zhvillimin e aftësive sociale dhe të komunikimit.
– Workshop-e dhe trajnime mbi mirëqenien psikologjike dhe menaxhimin e stresit akademik.
– Këshillim dhe ndërhyrje në raste emergjente.
Orari i konsultave:
E Hënë: 09:00 – 12:00
E Premte: 09:00 – 12:00
Si të caktoni një takim:
Për të rezervuar konsultë, studentët duhet të dërgojnë email në: [email protected]
Ju lutemi të përfshini në email:
– Emrin dhe mbiemrin
– Ditën dhe orën e preferuar për konsultë
– Llojin ose natyrën e shqetësimit (që të caktohet profesori më i përshtatshëm – Psikolog, Sociolog, Pedagog)
Pas dërgimit të email-it, stafi i Zyrës do të konfirmojë datën, orën dhe profesorin që do të zhvillojë konsultën.
Konsulentët:
Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi – Psikologe
Prof. Ass. Dr. Avni Rudaku – Sociolog
Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi – Pedagoge
Informator per Student
ShkarkoRregullore-per-studentet-me-nevoja-te-vecanta
ShkarkoVendim - Themelohet Zyra për Mbeshtetje Psiko - Sociale të studentëve në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan
Shkarko +383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” nr.183. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan