Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan njofton me kënaqësi se në kuadër të projektit EDUFAIR – “Advancing quality higher education in Western Balkans through facilitating AI Integration in Teaching, Learning and Research”, është finalizuar dhe miratuar Udhëzuesi Praktik për Inteligjencën Artificiale në Mesimdhënie (AI).
Ky dokument i rëndësishëm, i cili përfaqëson një nga deliverable-t kryesore të UKZ-së brenda projektit, është hartuar nga grupi punues i formuar posaçërisht për këtë proces dhe më pas është miratuar zyrtarisht nga Senati i UKZ-së në mbledhjen e fundit të tij. Udhëzuesi ofron standarde, udhëzime praktike dhe parime etike për përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt të AI-së në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe punë administrative.
Miratimi i këtij dokumenti shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të proceseve akademike dhe administrative në UKZ, duke e pozicionuar universitetin si një institucion të orientuar drejt inovacionit dhe teknologjisë. Ky rezultat tregon përkushtimin e menaxhmentit, stafit akademik dhe administrativ për të harmonizuar praktikat universitare me standardet evropiane dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e inteligjencës artificiale.
UKZ falënderon të gjithë anëtarët e grupit punues, Senatin e UKZ-së dhe partnerët e projektit EDUFAIR për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë proces.
Ky është vetëm një nga hapat e parë drejt integrimit të plotë dhe të qëndrueshëm të AI-së në arsimin e lartë në UKZ.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan