Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me kompaninë “Viva Fresh Store”, një nga ndërmarrjet më të mëdha dhe më të suksesshme në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të krijojë mundësi për zhvillimin e praktikës profesionale dhe punësimin e studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, veçanërisht nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.
Ky bashkëpunim konkretizon përkushtimin e UKZ-së për të afruar arsimin me tregun e punës, duke i ndihmuar studentët të fitojnë përvojë profesionale reale dhe të përgatiten më mirë për karrierën e tyre pas studimeve.
Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së punësueshmërisë së studentëve dhe forcimit të partneriteteve me sektorin privat. Ai falënderoi kompaninë “Viva Fresh Store” për gatishmërinë dhe mbështetjen që po ofron në fuqizimin profesional të studentëve të UKZ-së.
Marrëveshja ka një afat fillestar prej dy (2) vitesh, me mundësi vazhdimi, dhe parashikon angazhime të përbashkëta për krijimin e mundësive të reja për zhvillim profesional dhe punësim për studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan