Më 1 nëntor 2025, në Prishtinë, u mbajt Konferenca e Katërt Shkencore e Alumni për Gjuhësi, Letërsi, Didaktikë dhe Komunikim, e cila u organizua në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe institucione të tjera akademike vendore e ndërkombëtare.
Në konferencë morën pjesë shumë studentë alumni të UKZ-së, të cilët prezantuan punimet e tyre shkencore që trajtonin tema bashkëkohore në fushat e gjuhësisë, letërsisë, didaktikës dhe komunikimit.
Gjatë punimeve të konferencës, u shkëmbyen ide dhe përvoja të vlefshme mes studiuesve, pedagogëve dhe profesionistëve të rinj, me synimin për të nxitur bashkëpunimin akademik dhe për të forcuar lidhjen ndërmjet universiteteve dhe alumnive.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” vlerëson se pjesëmarrja në këtë konferencë është dëshmi e rritjes së ndikimit të tij akademik dhe e përkushtimit për të mbështetur hulumtimin shkencor dhe zhvillimin profesional të ish-studentëve të tij.
https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2025/11/Book-of-abstracts-Alumni-2025.pdf
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan