Të nderuar studentë,
Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se është hapur thirrja për aplikime për EU Winter School 2025, e organizuar nga European Young Cell Alumni Kosovo, në bashkëpunim me projektin Young Cell Scheme (Rounds XIII, XIV dhe XV) dhe Universitetin e Prishtinës.
Shkolla Dimerore e BE-se 2025 “FinTech dhe Ekonomia Digjitale — Blockchain, Inovacioni dhe Gjeopolitika e Re e Financave Digjitale” 1 – 4 Dhjetor 2025
Vendi:
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Amfiteatri “Idriz Ajeti”, Fakulteti i Filologjisë.
Rreth programit:
Shkolla Dimërore do të trajtojë temat më aktuale në fushën e FinTech, Inteligjencës Artificiale dhe Blockchain, të cilat po transformojnë ekonominë globale dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është të pajisen të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë për të kuptuar ndikimin e teknologjive digjitale në ekonomitë e rajonit dhe rolin e Kosovës në këtë peizazh të ri evropian dhe global.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ligjërata, panele, diskutime dhe aktivitete praktike me ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe alumnët e Young Cell Scheme.
Në përfundim, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Kush mund të aplikojë?
Kriteret e aplikimit:
Pjesëmarrja:
Falë organizatorëve, pjesëmarrja është pa pagesë.
Në kuadër të programit ofrohen: materiale trajnimi, ujë dhe drekë gjatë ditëve të zhvillimit të aktiviteteve.
Afati i aplikimit:
24 nëntor 2025, ora 16:00
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen më së voni më 26 nëntor 2025.
Si të aplikoni:
Plotësoni formularin online në linkun:
https://forms.gle/s3tT2Tz65U2sat9v9
(dhe gjithashtu në faqet zyrtare të www.uni-pr.edu dhe www.ycskosovo.org)
Në aplikim bashkëngjitni dëshminë e statusit studentor (transkripta, vërtetim regjistrimi ose dokument tjetër përkatës).
Për informacione shtesë, kontaktoni:
Mos e humbni mundësinë të bëheni pjesë e një eksperience ndërkombëtare unike, ku inovacioni, ekonomia dhe teknologjia bashkohen për të ndërtuar të ardhmen digjitale të rajonit!
Call for Applications_Winter School

Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan