Në kuadër të projektit AUREA, ku Universiteti Publik “Kadri Zeka” është partner, do të organizohet një takim online më 27 tetor 2025, nga ora 14:00 – 16:00.
Projekti fokusohet në njohjen automatike dhe eliminimin e burokracive gjatë shkëmbimeve të studentëve dhe stafit.
Gjatë takimit do të ketë prezantime nga ekspertë dhe studentë, diskutime në panel mbi gjendjen aktuale të njohjes automatike të krediteve, prezantimin e raportit të WP2 dhe gjetjeve kryesore të projektit, diskutim mbi hapat e ardhshëm të projektit dhe ndikimin e tij në arsimin e lartë
Ky organizim i dedikohet palëve të interesuara në arsimin e lartë, praktikuesve, studentëve, si dhe politikëbërësve kombëtarë dhe evropianë. Organizimi do të koordinohet nga ESU, me kontributin e të gjithë partnerëve të projektit.
Përmbledhja, prezantimet dhe incizimi i plotë do të jenë të disponueshme në faqen zyrtare të projektit dhe do të shpërndahen përmes kanaleve sociale përkatëse.
Klikoni këtu për tu regjistruar për pjesëmarrje.
Për më shumë informata shih agjenden _Agenda_Online_Multiplier_Event.docx.docx (1)

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan