Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” dhe të Departamentit të Gazetarisë bisedojnë për futjen në arsimin parauniversitar të edukimit medial

22 Shkurt, 2016

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof.Asoc.Dr. Bajram Kosumi ka pritur në një takim drejtues të Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës të prirur nga Prof.Asoc.Dr. Milazim Krasniqi, Prof.Dr. Sali Bashota dhe te tjerë. Në këtë takim është biseduar rreth mundësisë së  futjes së lëndës për media në arsimin parauniversitar të Kosovës. Rektori Bajram Kosumi e ka vlerësuar shumë të nevojshme futjen e lëndës “Edukimi Medial”  në arsimin parauniversitar, duke thënë se  nxënësit e shkollave të mesme do të përfitonin shumë duke u njohur me efektet pozitive dhe negative që i ka media.  Ndërsa profesori i Gazetarisë në UP, Milazim Krasniqi ka thënë se arsyeja se pse  lënda “Edukimi Medial” duhet të inkuadrohet në arsimin parauniversitar është se sot mësimi nuk është klasik dhe nxënësit mësojnë jo vetëm në shkollë por edhe nga mediat, gazetat, radiot, televizioni, internetit etj., andaj ajo lëndë duhet sa më parë të përfshihet në arsimin parauniversitar.

Gjatë  takimit është thënë se në shoqërinë e sotme një lëndë për mediat dhe përdorimin e tyre është e nevojshme dhe duhet të futet në planprograme që individi i vërshuar nga të gjitha anët me informacione, të jetë në gjendje të dallojë se cilat janë interesat e mediave dhe cilat janë interesat e publikut.

DSC_0557