Zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe nga Ministria e Integrimeve Evropiane, para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë mbajtur një informatë rreth hapjes së konkursit për Raundin e 10-të, të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Ata fillimisht janë takuar me prorektoren për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Shpresë Qamili, me të cilën kanë diskutuar rreth projektit në fjalë. Ezio Benedeti lider në YCS, ka njoftuar studentët rreth aplikimit I cili do të jetë I hapur deri të Premten me 4 Mars 2016, ndërsa sipas tijë kandidatët e suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 32 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara), për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji, shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:
Juridik – deri në 16 bursa në dispozicion
Administratë Publike – deri në 8 bursa në dispozicion
Ekonomik – deri në 8 bursa në dispozicion
Informatat shtese për thirrjen rreth aplikimit mund ti gjeni ne YCS ueb faqen zyrtare http://ycskosovo.eu
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan