Thirrje për mobilitet të studentëve të UKZ-së në Universitetin PH Zug – Zvicër

15 Shtator, 2025

Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe PH Zug (Zvicër), shpallet thirrja për përzgjedhjen e 15 studentëve të UKZ-së për pjesëmarrje në një vizitë studimore në PH Zug, Zvicër.

Mobilitetet ofrojnë mundësi unike për ngritje profesionale, shkëmbim përvojash dhe njohuri nga universitetet ndërkombëtare. Studentët e UKZ-së do të përfitojnë nga një eksperiencë studimore e veçantë në Zvicër, duke ndjekur aktivitete akademike dhe kulturore.

Në Tetor 2025, UKZ pret studentët nga PH Zug për një javë me aktivitete të përbashkëta.

Kurse në Dhjetor 2025 studentët e UKZ-së vizitojnë PH Zug në Zvicër.

Të gjithë studentët e interesuar duhet të paraqiten në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të UKZ-së deri më 26/09/2025, nga ora 09:00 – 16:00.

Për më shumë informata, gjeni dokumentin e plotë të thirrjes; Thirrja per studente te UKZ per viziten ne PH Zug 2025