Konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Baçelor për vitin akademik 2025-2026

8 Shtator, 2025

Të dashur maturantë dhe studentë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka shpallur konkursin plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin Baçelor, për vitin akademik 2025/2026.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan ofron mundësi për të zgjedhur programe të akredituara që përputhen me interesat dhe synimet tuaja profesionale. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis akademik cilësor, me staf të kualifikuar dhe kushte të përshtatshme për mësim dhe hulumtim. Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të aplikojnë sipas afateve të përcaktuara, duke ndjekur procedurat e publikuara në faqen zyrtare të universitetit.

Ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e UKZ-së, një universitet me përkushtim ndaj cilësisë, zhvillimit të arsimit dhe përgatitjes së kuadrove të reja profesionale për të ardhmen e vendit.

 

Linku për aplikim online: Kliko Këtu

Konkursi plotësues niveli bachelor 2025-2026

Shkarko