VAZHDON PROBLEMI ME SMU, PËR SHKAK TË OPERATORIT EKONOMIK

11 Gusht, 2025

Të nderuar studentë dhe palë të interesuara,

Ju njoftojmë se Sistemi i Menaxhimit Universitar (SMU) vazhdon të jetë jashtë funksionit, për shkak të  operatorit ekonomik përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij, i cili ka për detyrë që të ofroj funksionalitet te vazhdueshëm të SMU-së.

Si pasojë, përkohësisht nuk po realizohen këto shërbime:

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për studimet master;

Fotografimi për regjistrimin e studentëve të pranuar;

Lëshimi i diplomave për studentët e diplomuar;

Si dhe shërbime të tjera që kryhen përmes SMU-së.

Theksojmë se ky problem nuk ka të bëjë me mosfunksionimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, por është një proces zgjidhjeje nga operatori ekonomik përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e SMU-së.

Sapo sistemi të rikthehet në funksion, do t’ju njoftojmë menjëherë përmes kanaleve tona zyrtare.

 

Faleminderit për mirëkuptimin!