Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për studentët e nivelit Bachelor të pranuar në vitin akademik 2025/2026

24 Korrik, 2025

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2025/2026 se regjistrimi dhe fotografimi për ID-kartelë do të bëhet sipas orarit në vijim:

Fakulteti i Edukimit28.07.2025

Fakulteti Ekonomik29.07.2025 dhe 30.07.2025

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike31.07.2025 dhe 01.08.2025

Fakulteti i Shkencave Sociale04.08.2025

Fotografimi bëhet nga ora 09:30-11:30 & 13:00-15:00 sipas orarit të lartshënuar.

Në qoftë se kandidati i pranuar, në afatin e caktuar, nuk i përfill të gjitha procedurat e parapara në konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit për vitin akademik 2025/2026.

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin

Fotografimi bëhet në Zyrën e TI-së BS/13.