Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar me brendin e mirënjohur: PILOT BIKE, aktualisht ofron mundësi punësimi me orar të plotë, për pozitat si në vijim:
Praktikant me pagesë në Departamentin e Financave (1 pozitë).
Vendi i punës: Gjilan.
Kualifikimi:
– Të jetë student apo i diplomuar në Fakultetin Ekonomik – Drejtimi Banka dhe Financa;
– Të ketë aftësi të përdorimit të programeve kompjuterike;
– Përvoja e punës e preferuar (jo e detyrueshme).
Disa ndër detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
– Asistimi në përpilimin e raporteve financiare javore, mujore dhe vjetore, projeksionet dhe realizimi i tyre;
– Regjistrimi i të dhënave në sistem; dhe
– Kontrollimi dhe dorëzimi i raporteve përmbyllëse tatimore.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar për aplikim duhet të dërgojnë Cv-në e tyre në e-mail adresën: doruntina@albimi.com duke precizuar pozitën për të cilën aplikojnë apo të paraqiten personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan, për dorëzimin e Cv-së në kopje fizike.
Shënim shtesë:
Puna praktike zgjat gjashtë (6) muaj në formë të punës provuese. Pas periudhës së praktikës, kandidatit të sukseshëm i ofrohet mundësia e punësimit të rregullt në kompani.
Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 31.07.2025.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan