KEC – Thirrje dhe mundësi për aplikim në programin YEEP 2 – Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja

11 Korrik, 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” fton të gjithë studentët që të aplikojnë për pjesëmarrje në programin YEEP 2, një mundësi e shkëlqyer për zhvillim personal dhe profesional!

Programi YEEP 2 ofron:

  1. Trajnime në modulet “Shkathtësitë bazë jetësore” dhe “Punësueshmëria”
  2. Mentorim individual për zhvillim personal dhe profesional
  3. Mundësi për përfshirje në tregun e punës në Gjilan
  4. Financim për trajnime profesionale në fusha të ndryshme, sipas interesave të pjesëmarrësve
  5. Asistencë për praktika profesionale, punësim dhe zhvillim në karrierë

Programi zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën dhe fonda Hermann-Gmeiner (HGFD).

Apliko tani duke plotësuar formularin online:
👉 https://forms.gle/FNihFUseLjQ4x8rn9

Për pyetje apo informacione shtesë, mos hezitoni të kontaktoni:

Loren Hyseni
Këshilltar për të rinjtë – Youth Advisor
📧 [email protected]
📞 +383 43 769 737