Më 19 qershor 2025, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u zhvillua me sukses procesi i konstituimit të Këshillit të Fakultetit të Shkencave Sociale, nën organizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të UKZ-së.
Gjatë mbledhjes, u bë verifikimi i mandateve të anëtarëve të rinj të Këshillit dhe nënshkrimi i deklaratave etike, duke siguruar kështu përkushtimin e tyre ndaj standardeve të larta akademike dhe transparencës institucionale.
Pas përmbylljes së këtij procesi, Këshilli vijoi me zgjedhjen e dekanit të ri të Fakultetit të Shkencave Sociale. Si kandidat i vetëm u propozua Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, i cili u zgjodh në mënyrë unanime, duke reflektuar besimin dhe mbështetjen e plotë të anëtarëve të Këshillit për udhëheqjen e tij akademike.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” i uron suksese Prof. Asoc. Dr. Selim Daku në mandatin e tij si dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, duke shprehur bindjen se ai do të kontribuojë në fuqizimin e mëtejmë të këtij fakulteti në fushën e arsimit, hulumtimit dhe bashkëpunimit institucional.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan