Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Kombëtar të Gjeorgjisë SEU.
Ky memorandum synon të vendosë një bashkëpunim të qëndrueshëm mes dy institucioneve, në fusha të ndryshme të arsimit të lartë, duke përfshirë, zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta; shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik/administrativ; bashkëpunimin në projekte kërkimore e zhvillimore; si dhe organizimin e njësive të përbashkëta mësimore dhe aktiviteteve akademike.
Sipas memorandum mirëkuptimit, të dy universitetet do të angazhohen të kërkojnë dhe të aplikojnë për fonde nga organizata vendore dhe ndërkombëtare, për të mbështetur dhe zbatuar projekte të përbashkëta. Gjithashtu, është paraparë mbështetja për profesorët, studentët dhe stafin që marrin pjesë në programe të shkëmbimit, në përputhje me marrëveshjet specifike ndërinstitucionale.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan