Në vazhdën e aktiviteteve të projektit TAKE – Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u realizua trajnimi me temë: “Edukimi medial: roli i edukatorëve”, i ligjëruar nga Prof. Ass. Dr. Flamur Maloku.
Ky trajnim trajtoi sfidat dhe mundësitë që sjell prania e teknologjisë dhe mediave në jetën e përditshme të fëmijëve, duke vënë theksin në nevojën që edukatorët të luajnë një rol aktiv në zhvillimin e shkathtësive kritike mediale që nga mosha e hershme.“Në një botë të mbingarkuar me përmbajtje digjitale, fëmijët kanë nevojë për orientim, dhe edukatorët janë ndër figurat kyçe që mund t’i udhëzojnë ata drejt përdorimit të shëndetshëm dhe të vetëdijshëm të mediave,” u shpreh Prof. Ass. Dr. Flamur Maloku gjatë trajnimit.
Gjatë sesionit u diskutuan metoda konkrete për të ndihmuar fëmijët që të kuptojnë dhe analizojnë mesazhet mediale, të mbrohen nga përmbajtjet e dëmshme dhe të zhvillojnë aftësi për të qenë përdorues të përgjegjshëm të teknologjisë.
Trajnimi është pjesë e implementimit të projektit TAKE, i cili financohet nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit dhe zbatohet nga CARITAS-i Zviceran (CACH) në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe fakultetet publike partnere në Kosovë.
Ky projekt synon fuqizimin profesional të edukatorëve përmes qasjeve moderne dhe praktikave bashkëkohore në fushën e edukimit parashkollor.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan