Njoftim/Shfaqja e filmit dokumentar “Lettres Ouvertes” në UKZ

5 Maj, 2025

Të nderuar,

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Kosovë dhe Universitetin e Kulturave të Gjenevës (UPA), organizon shfaqjen e filmit dokumentar “Lettres Ouvertes” të autores Katharine Dominicé.

Filmi trajton jetën e punëtorëve sezonalë në Zvicër, ndër ta edhe shumë shqiptarë nga Kosova respektivisht nga Gjilani, duke sjellë rrëfime autentike për përvojat, sfidat dhe kujtimet e tyre.

Ky organizim do të mbahet më 15 maj, 2025 në sallën A34,  në Universitet, duke filluar nga ora 15:00.

Në këtë ngjarje, fjalën kryesore do ta mbajë Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ndërsa do të ketë fjalime edhe nga përfaqësues të Universitetit të Kulturave të Gjenevës (UPA) dhe nga vetë producentja e filmit.

Ftohen studentët, stafi i universitetit dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë kulturore.