Në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në kuadër të projektit Act Now, financuar nga Bashkimi Evropian, u mbajt një ligjëratë e rëndësishme për studentët e shkencave sociale. Ky projekt, i implementuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka si qëllim luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e cilësisë dhe transparencës në ofrimin e shërbimeve publike.
Nëpërmjet këtij aktiviteti, u synua të angazhohen studentët në një diskutim të hapur lidhur me kuadrin ligjor që mundëson sinjalizimin dhe siguron mbrojtjen e sinjalizuesve. Aktiviteti kishte për qëllim rritjen e vetëdijes tek profesionistët e ardhshëm mbi rëndësinë e llogaridhënies, si dhe theksimin e rolit të individëve në promovimin e integritetit në institucionet publike.
Ky projekt ofron mundësi për të pasur një ndikim të qëndrueshëm në forcimin e transparencës dhe përballjen me korrupsionin, duke angazhuar brezat e rinj në të drejtat dhe përgjegjësitë që ata kanë si pjesë e shoqërisë dhe administratës publike.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan