Dyert e Hapura për Maturantët në Universitetin Publik “Kadri Zeka”

25 Prill, 2025

Të dashur maturantë,

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në aktivitetin “Dyert e Hapura për Maturantët”, i cili do të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 prill 2025 në hapësirat e universitetit
Ky aktivitet ka për qëllim që maturantët të njihen nga afër me programet e studimit, stafin akademik, ambientet e universitetit si dhe mundësitë që ofron UKZ për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.

Shih  Agjendën:

Njoftimi dhe agjenda

Shkarko