Ftesë pë pjesëmarrje në Women in ICT Week 2025 – 26 prill 2025 në UKZ

21 Prill, 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon më 26 prill 2025 (e shtunë) 10:30 -13:00 ngjarjen vjetore Women in ICT Week, e cila synon të fuqizojë dhe përfaqësojë vajzat dhe gratë në fushën e teknologjisë.

Aktiviteti fillon me panelin inspirues “HER PATH IN ICT”, ku gra dhe vajza nga fusha e teknologjisë do të ndajnë rrugëtimin e tyre profesional nga arsimi deri te karriera, sfidat dhe sukseset e tyre.

Pas panelit, do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për pjesëmarrëset në Thirrjen e Hapur për Projekte/Iniciativa në ICT.

Ftojmë të gjitha vajzat nga shkollat e mesme  dhe studentet e UKZ-së që kanë:

  • Një projekt (faqe webi, aplikacion, sistem, lojë etj.)
  • Një prototip të krijuar
  • Një ide me qasje inovative në fushën e ICT

të aplikojnë deri më 24 prill 2025 përmes formularit : https://forms.gle/vvzokdttgbPcqfxU6

Çmimet përfshijnë:

  • Kurs falas për Inteligjencë Artificiale nga kompania Google për projektin më të mirë
  • 3 kurse falas për Inteligjencë Artificiale nga Udemy për idetë më inovative
  • Mirënjohje për iniciativë në ICT

Përmes kësaj ngjarjeje, UKZ synon të krijojë një hapësirë ku gratë dhe vajzat ndihen të përfaqësuara, të dëgjuara dhe të inkurajuara të japin kontributin e tyre në zhvillimin teknologjik të shoqërisë.