Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të nderojë Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj me titullin “Doctor Honoris Causa”

7 Prill, 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Z. Bajram Begaj, me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.

Ky vlerësim i jepet Presidentit Begaj në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërshqiptare, mbështetjen ndaj arsimit dhe zhvillimit akademik, si dhe për rolin e tij në promovimin e vlerave demokratike dhe europiane.

Ceremonia solemne do të mbahet më 11 prill 2025, në ora 10:00, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në amfiteatrin A34.

Pjesëmarrja Juaj në këtë ngjarje të rëndësishme akademike dhe institucionale do të ishte një nder i veçantë për universitetin tonë.

Ju mirëpresim!