Të nderua studentë,
Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Divizionit për Bashkëpunim dhe Informim, ka planifikuar organizimin e disa aktiviteteve në institucione të ndryshme, duke përfshirë edhe Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Këto aktivitete kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve dhe studentëve për fushëveprimin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, më 19 mars 2025, në ora 12:30, në amfiteatrin B01, do të mbahet ligjërata me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë” për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.
Gjatë kësaj ligjërate, përfaqësues të autorizuar të IPK-së do të prezantojnë rolin e IPK-së si agjenci mbikëqyrëse për Policinë e Kosovës, për të siguruar integritetin, profesionalizmin dhe llogaridhënien brenda forcave të policisë, rëndësinë e IPK-së në funksion të sundimit të ligjit, si dhe ndërlidhjen e punës së IPK-së me sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë aktivitet dhe të kontribuoni në diskutim.
Ju mirëpresim!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan