Zgjatet afati për regjistrimin e lëndëve të semestrit veror në nivelin bachelor për vitin akademik 2024/2025

3 Mars, 2025

Njoftohen studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, niveli i studimit Bachelor se afati për regjistrimin e lëndëve të  semestrit veror, për vitin akademik 2024/2025 do të jetë i hapur me datë 04.03.2025 nga ora 10:00 deri ora 16:00.

Sqarim:

Për shkak të gabimit teknik që është lëshuar në zgjedhjen e lëndës zgjedhore: Analiza e kërkesave të web-aplikacioneve te Prof.Asoc.Dr. Afërdita Ibrahimi, studentët e vitit të parë në semsetrin e dytë duhet të regjistrojnë lëndën zgjedhore përsëri.

Studentët pasi të regjistrojnë lëndën zgjedhore duhet të klikojnë butonin Përfundo për mbylljen e regjistrimit të lëndëve.

Sqarim:

  • Sipas orarit të ligjëratave nëse mungon Profesori, atëherë duhet të zgjidhët lënda me profesor i pacaktuar.
  • Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, sipas Vendimeve të Këshillit të Fakultetit do të ketë kufizime në regjistrimin e lëndëve.
  • Studentët pas zgjedhjes së lëndëve, duhet të klikojnë butonin Përfundo për mbylljen e regjistrimit të lëndëve.
  • Studentët duhet të zgjedhin lëndët tek profesorët në bazë orarit të ligjeratave.

Gjithashtu ju informojmë që afat shtesë për regjistrim të lëndëve nuk do të ketë për këtë semestër.

Studentët të cilët për herë të parë përdorin SMU mund ta shikojnë : Manuali-për-student

Qasja për student bëhet me numër personal dhe fjalëkalimi fillestar është gjithashtu numri personal. Studentët janë të obliguar më pas të ndërrojnë fjalëkalimin në bazë të udhëzimeve të cilat i gjeni në Manualin e përdorimit që e keni më lartë.

Suksese të gjithë studentëve!