Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka realizuar takime me autoritete akademike në Veliko Tarnovo University. Delegacion i përbërë nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, dhe Prodekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Lulzim Rashiti, u pritën në takim nga Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Veliko Tarnovo University, Prof. Asoc. Dr. Anna Ivanova.
Palët gjatë takimit diskutuan mundësitë për formalizimin e bashkëpunimit mes dy universiteteve, me theks në realizimin e projekteve të përbashkëta, në kuadër të programit Erasmus+ dhe mundësive të tjera për financim ndërkombëtar. U shqyrtuan gjithashtu mundësitë për zhvillimin e programeve të përbashkëta studimi, mentorimin e përbashkët të doktoraturave (“joint mentorship”), si dhe zgjerimin e mobilitetit për staf dhe studentë.
Ky angazhim thekson përkushtimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për krijimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërkombëtare dhe për të ofruar mundësi të reja për zhvillimin akademik dhe shkencor.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan