U mbajt takimi për finalizimin e raportit të vlerësimit të programit master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në kuadër të Fakultetit të Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në procesin e akreditimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të këtij programi akademik.
Në takim morën pjesë përfaqësues të stafit akademik të Fakultetit të Edukimit, ku u diskutua analizimi i raportit të vlerësimit, identifikimi e të arriturave dhe sfidave të programit, si dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësim.
Ky program master ka për qëllim përgatitjen e mësimdhënësve të kualifikuar të gjuhës angleze, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit në vend. Raporti i vlerësimit shërben si një instrument i rëndësishëm për të siguruar se standardet akademike dhe profesionale të programit janë në përputhje me kërkesat bashkëkohore.
Përfaqësuesit e Fakultetit të Edukimit shprehën angazhimin e tyre për të zbatuar rekomandimet dhe për të siguruar që programi të vazhdojë të plotësojë nevojat e studentëve dhe të tregut të punës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan