Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për Festat e Fundvitit

24 Dhjetor, 2024

Të dashur studentë, profesorë, punonjës të administratës, bashkëpunëtorë, përkrahës dhe miq të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,

Në këtë prag të festave të fundvitit, më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për angazhimin, përkushtimin dhe arritjet tuaja gjatë këtij viti. Çdo përpjekje dhe kontribut i juaji është i çmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për universitetin dhe për shoqërinë.

Festat e fundvitit janë një kohë reflektimi, bashkimi dhe shprese. Le t’i kalojmë këto ditë pranë njëri-tjetrit, duke ndarë gëzime dhe duke i forcuar lidhjet që na bëjnë më të fortë dhe më të bashkuar.

Ju uroj që vitin e ri ta prisni me zemra të mbushura me dashuri, shëndet, suksese të reja dhe me frymëzim për të arritur qëllime të reja.

Qoftë një vit i mbarë për ju dhe familjet tuaja!

 

Gëzuar për shumë mote!

 

Me respekt,

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku

R E K T O R