Stafi i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka mbajtur një takim të rëndësishëm të grupit punues, i udhëhequr nga Dekani i Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi. Ky grup punues është angazhuar në hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) për programin master Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore (MCS).
Raporti është një dokument i rëndësishëm që pasqyron përmbushjen e standardeve akademike dhe cilësinë e këtij programi studimor. RVV-ja tashmë është miratuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, duke konfirmuar angazhimin dhe përkushtimin e Fakultetit Ekonomik për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë.
Në këtë takim u diskutuan detajet për finalizimin e dokumentit dhe u përcaktuan hapat e mëtejshëm për zbatimin e rekomandimeve dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të programit. Fakulteti Ekonomik vazhdon të dëshmojë përkushtim ndaj krijimit të programeve akademike që plotësojnë nevojat e tregut të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Fakulttti Ekonomik dhe Universiteti “Kadri Zeka” falënderojnë të gjithë anëtarët e grupit punues për angazhimin e tyre profesional dhe kontributin e çmuar në këtë proces të rëndësishëm.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan