Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, uron të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, me rastin e Festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, Rektori Dërmaku përcjell mesazhin e tij për unitet dhe përkushtim ndaj vlerave kombëtare dhe arsimore.
“Uroj që sakrificat e jashtëzakonshme të brezave të kaluar, që bënë të mundur lirinë dhe identitetin tonë kombëtar, të na shërbejnë si frymëzim për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Si Universitet dhe si shoqëri, le të përkushtohemi për të kapërcyer çdo sfidë me vizion, punë dhe bashkëpunim.”
Rektori shpreh bindjen e tij se vlerat e përbashkëta kombëtare dhe akademike do të jenë shtylla kryesore për përparimin e brezave të rinj dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Gëzuar Festën e 28 Nëntorit!
Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku
R E K T O R
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan