Ftesë për pjesëmarrje në sesionin informues për Programin e Fellowship-it të Teach For Kosova

21 Nëntor, 2024

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ju fton të merrni pjesë në një sesion informues për Programin e Fellowship-it të Teach For Kosova.

🗓 Data: 25 Nëntor 2024

⏰ Ora: 14:00

📍 Vendi: Salla A33

Programi i Fellowship-it i Teach For Kosova është një mundësi unike për zhvillim personal dhe profesional për studentët në vitin e fundit të studimeve Bachelor. Ky program synon të fuqizojë individët për të bërë ndryshime të qëndrueshme në sistemin arsimor dhe në komunitetet lokale.

Pjesëmarrës në këtë sesion informues ftohen të jenë studentë të Fakultetit të Shkencave Aplikative, Shkencave Kompjuterike, Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Edukimit që janë në vitin e fundit të studimeve Bachelor.

Nga programi Fellowship-it të Teach For Kosova ofron:

Trajnime të avancuara dhe mentorim profesional.

Eksperiencë praktike me ndikim të drejtpërdrejtë në arsim dhe projekte komunitare.

Aftësi udhëheqëse dhe mundësi për zhvillim karriere në sektorin publik, privat apo atë jofitimprurës.

📌 Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, vizitoni: www.teachforkosova.org