UKZ pjesë e Kongresit Ndërkombëtar për Shkenca Njerëzore, Sociale dhe Arte mbajtur në USHT

8 Nëntor, 2024

Në Kongresin Ndërkombëtar për Shkenca Njerëzore, Sociale dhe Arte, organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në ceremoninë e hapjes së këtij organizimi, ka marrur pjesë Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore së bashku me Arjetë Rexhepi u.d. Udhëheqëse e Divizionit për Hulumtime Shkencore dhe Inovacion dhe Betim Berisha u.d. Udhëheqës i Divizionit Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime.

Folësi kryesor i kongresit ishte shkrimtari dhe analisti i njohur Tim Judah, i cili mbajti një prezantim të rëndësishëm me titullin “Ukraina, Ballkani Perëndimor dhe gjithçka ndërmjet”. Prezantimi i Judah u përqendrua në sfidat gjeopolitike që dalin nga konflikti në Ukrainë dhe analizoi ndikimet që ky konflikt ka për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën në tërësi. Pjesëmarrësit patën mundësinë të merrnin njohuri të vlefshme nga përvoja dhe analiza e thelluar e tij mbi çështjet aktuale dhe të ardhmen e stabilitetit rajonal.

Pas sesionit të hapjes, kongresi u organizua në sesione plenare dhe paralele, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit akademikë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Ata prezantuan punimet e tyre shkencore dhe ndanë njohuritë e tyre mbi temat e ndryshme të fushave të studimit.

Ky kongres është vlerësuar si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe thellimin e bashkëpunimit akademik ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë, duke promovuar një mjedis të pasur për dialog dhe avancim të njohurive në shkencat njerëzore, sociale dhe artet.