NJOFTIM PËR STUDENTËT E UKZ-së PËR AFATIN E PROVIMEVE TË SHTATORIT

1 Tetor, 2024

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka miratuar afatin e provimeve të shtatorit.

Studentët kanë të drejtë të paraqesin deri në dy provime, të cilat do të organizohen në muajin tetor dhe do të vlejnë për kusht.

Afati i provimeve fillon më 11.10.2024 dhe përfundon më 20.10.2024.

Paraqitja e provimeve në SMU do të hapet më 07.10.2024 dhe do të përfundojë më 10.10.2024.

Lusim të gjithë studentët të respektojnë afatet e caktuara.

Vendim i Senatit për afatin e shtatorit