NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI AKADEMIK 2024/2025 NË UKZ

30 Shtator, 2024

Të nderuar/a

Ju informojmë se ligjëratat për studentët e vitit të II-të, III-të dhe të IV-të, të të gjitha njësive akademike, fillojnë nesër, e martë, më datë 01.10.2024, sipas orarit të publikuar në faqen zyrtare të universitetit.

Për studentët e vitit të I-rë, Universiteti organizon pritjen solemne me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2024/2025. Kjo pritje do të mbahet më 07.10.2024, për shkak të renovimeve të sallave mësimore.

Me këtë rast Rektori, Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm, personeli akademik e administrative si dhe kryetari i Parlamentit Studentor, presin studentët e rinj për të ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2024/2025. Fjalë mirëseardhje do të ketë Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.

Pritja bëhet në sallën A34 sipas orarit:

  1. Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti Juridik, ora 10:00
  2. Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, ora 10:30
  3. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, ora 11:00

Pas këtij takimi,  Drejtues të Fakulteteve të Universitetit bashkë me stafin e tyre do ti presin studentët nëpër sallat mësimore, sipas orarit:

  1. Fakulteti i Edukimit, salla B/01, ora 10:30
  2. Fakulteti Juridik, salla B/02, ora 10:30
  3. Fakulteti Ekonomik, salla B/01, ora 11:00
  4. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, salla BS/22, ora 11:30
  5. Fakulteti i Shkencave Aplikative, salla B/01, në orën 11:30
  6. Fakulteti i Shkencave Sociale, salla AS/21, ora 11:00.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar suksese në studime, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrative për një vit të mbarë!