Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Master në vitin akademik 2024-2025

18 Shtator, 2024

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve MASTER, për vitin akademik 2024/2025, do të regjistrojë 110 studentë të rregullt.

Nga  numri i përgjithshëm  i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 14  studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT dhe Senati, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2% . Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen  si në paragrafin 1 të pikës I është  deri 3 studentë . Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga  Senati, mund të pranohen edhe 2 %   e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, përkatësisht 3 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga  Senati, mund të pranohen edhe 1 % e kandidatëve nga Mali i Zi, përkatësisht 0 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Kandidatët nga Shqipëria, mbështetur në marrëveshjen e datës 20.06.2022 e lidhur ndërmjet dy ministrive respektive, mund të regjistrohen edhe në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve me kushte të barabarta me ata kosovarë

Të drejtë pranimi në Universitetin  “Kadri Zeka”  kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses studimet themelore në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master oraret do të jenë si në vijim:

Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net hapet prej datës 19.09.2024 deri më datë 21.10.2024 në ora 16.00.

Ditën e parë të konkursit, me datë 19.09.2024, aplikimi online do të funksionalizohet nga ora 10:00.

Dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 19.09.2024 deri më datë 21.10.2024. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personel i administratës së fakultetit përkatës.

22.10.2024 do të publikohet në ueb-faqen e universitetit lista e kandidatëve dhe sallave ku do të mbahet provimi pranues.

Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve dhe të njëjtat t’i noterizojnë (vula noterit duhet të jetë origjinale), sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo ç ‘regjistrim nga fakulteti.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 24.10.2024 në ueb-faqen e universitetit.

Kandidatët të cilët sipas rezultatit preliminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare respektivisht për grupet si në vijim: Ankesat bëhen më së voni deri më datë 25.10.2024, në ora 16:00

Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 30.10.2024.

Konkursi 2024-2025 - Master

Shkarko