Mundësi trajnimi për studentët e UKZ-së nga BPB

11 Shtator, 2024

Programi Junior i BPB-së ofron mundësi të angazhimit të të rinjve në trajnim dhe përgatitje profesionale. Programi zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë dhe në degët në qytete të ndryshme. BPB po mirëpret aplikantë që kanë për qëllim të zhvillohen duke qenë pjesë e një mjedisi me ritëm të shpejtë të punës. Prandaj, nëse jeni duke studiuar ekonomi, financë, teknologji, matematikë financiare, juridik, shkenca sociale – për të përmendur vetëm disa – Banka BPB është e interesuar të ju takojë dhe të i bëheni pjesë të programit.

Çfarë ofron programi?

  • Trajnime profesionale nga profesionistët e BPB-së dhe konsulentë të jashtëm.
  • Rotacion në disa departamente/ degë për të fituar njohuri të gjera.
  • Punë në projekte reale.
  • Orientim në karrierë.
  • Bursë gjatë programit.
  • Mundësi për punësim pas përfundimit të programit.

Kush mund të aplikojë?

  • Studentët e vitit të fundit ose të diplomuarit rishtazi, nga të gjitha vendet e Kosovës.
  • Ata që janë të motivuar, të gatshëm të mësojnë dhe të përballen me sfida.
  • Ata që kanë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Ata që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimit të MS Office.

Linku per aplikim i cili është i hapur deri me 13/10/2024: https://www.bpbbank.com/karriera/jobs/programi-junior-2/