Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mbajtën sot një trajnim njëditor për zyrtarët e Drejtoratit të Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Gjilanit mbi Platformën Digjitale të Fermerëve – Komuna e Gjilanit (PDFKGJ).
Trajnimi, i cili u zhvillua në ambientet e Komunës së Gjilanit për të simuluar situatat e përditshme në vendin e punës, u drejtua nga udhëheqësja e ekipit të studentëve, Erlete Baliqi, me asistencën e anëtarëve të ekipit, Avdi Ajvazi dhe Blendi Limoni.
Në takim për trajnim ishin të ftuar staf të cilët janë në pozita kyçe të Drejtoratit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, përfshirë Administratorin e IT-së, Drejtorin e Departamentit, zyrtarët komunalë, komisionerët për thirrje dhe komisionarët për ankesa.
Platforma Digjitale e Fermerëve është zhvilluar nga studentët Erlete Baliqi, Avdi Ajvazi, Blendi Limoni, Denis Aliti dhe Elham Rahimi, nën udhëheqjen e prof. asoc. dr. Lindita Nebiu Hyseni, me asistencën e prof. ass. dr. Aferdita Ibrahimi dhe mbështetjen e vazhdueshme të rektorit të UKZ-së, prof. asoc. dr. Artan Dermaku.
Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve digjitale për fermerët në Komunën e Gjilanit dhe angazhimit të studentëve në projekte praktike të dobishme për komunitetin lokal.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan