Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka mbajtur takim të rëndësishëm me përfaqësues në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), dhe Ministrinë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës. Ky takim u mbajt në kuadër të punëve zbatuese të projektit Instalimi i TIKA-Cezeri Lab në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, i pari i këtij lloji në Kosovë, i cili është me vlerë prej 80,633.00 €.
Rektori Prof. Asoc. Artan Dërmaku paraprakisht ka realizuar takime të shumta dhe ka punuar intezivisht, duke përfshirë negociata dhe bashkëpunime të ngushtë me partnerët me qëllim të arritjes së realizimit të projektit Instalimi i TIKA-Cezeri Lab në Universitetin Publik “Kadri Zeka”.
Rektori Dërmaku, ka shprehur entuziazmin e tij për projektin TIKA-Cezeri Lab, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kapaciteteve shkencore dhe teknologjike të universitetit. “Ky laborator do të jetë një pikë referimi për inovacionin dhe kërkimin në Kosovë, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe stafin, tha Rektori Dërmaku. Ai ka falënderuar TIKA-n, MZhR-n dhe të gjithë partnerët për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.
Së shpejti do të bëhet edhe nënshkrimi i Memorandum Bashkëpunimit ndërmjet UKZ-së, TIKA-s dhe MZhR të Republikës së Kosovës, për projektin e instalimit të TIKA-Cezeri Lab në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Memorandumi synon të zhvillojë lidhjet shkencore dhe teknologjike në fushën e arsimit të lartë në Kosovë
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan