Stafi i Fakultetit Ekonomik I Universitetit Publik “Kadri Zeka” nw Gjilan, i udhëhequr nga Dekani Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi, ka mbajtur takim për të diskutuar rreth programeve të reja të cilat do të aplikohen në Agjencinë e Kosovës për Akreditim këtë vit. Gjatë takimit, u bënë analiza të detajuara mbi stafin që është i disponueshëm dhe plotëson kushtet për të qenë bartës të programeve, si dhe u vlerësuan nevojat e tregut të punës. Si rezultat, u propozua që këtë vit Fakulteti Ekonomik të aplikojë për një program master në Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore.
Kjo iniciativë vjen pas një periudhe të suksesshme për fakultetin, gjatë së cilës u riakreditua programi ekzistues Financë dhe Kontabilitet (BSc) dhe u akreditua për herë të parë programi i ri Marketing dhe Menaxhim i Shitjes (BSc). Dekani Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi falënderoi stafin për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme gjatë këtij procesi dhe kërkoi që i njëjti angazhim të vazhdojë edhe për procesin e akreditimit të programeve të reja.
Ai theksoi rëndësinë e këtyre programeve të reja për të përmbushur nevojat e tregut të punës dhe për të ofruar mundësi të reja për studentët. Programi i propozuar për Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore pritet të ofrojë njohuri të thella për studentët në fushat e ekonomisë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan