BQK- Shpallje “Praktika profesionale me studentë”

11 Korrik, 2024

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka shpallur programin e praktikës për studentë që iu mundëson lidhjen midis njohurive teorike të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në institucionet publike të pavarura. Gjatë praktikës studentët e përzgjedhur do të vendosen nëpër njësi organizative të caktuara të BQK-së dhe do të punojnë nën udhëzimet e mbikëqyrësve të njësive përkatëse. ( https://shorturl.at/SVayO )

Gjithashtu në kuadër të programit “Praktika profesionale me studentë”, Departamenti i Statistikave në BQK ka shpallur konkurs  për pranimin e tetë (8) praktikantëve, me kohë të caktuar për një muaj. Studentët do të angazhohen drejtpërdrejt në realizimin e një projekti studimor për të vlerësuar nivelin dhe strukturën e shpenzimeve të diasporës kosovare gjatë qëndrimit në Kosovë. ( https://shorturl.at/631Tp )

Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu : https://shorturl.at/zqePH