Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar punëtori dy ditore për hartimin e Planit të Veprimit 2024/2025. Grupi i punës për Planin e Veprimit i përbërë nga Rektori, Prorektorët, Dekanët e Fakulteteve, Drejtorë të zyrave, udhëheqës, profesor dhe zyrtarë tjerë të Universitetit, u angazhuan në mënyrë aktive në një proces konsultativ. Punëtoria u fokusua në planifikimin e aktiviteteve për vitin 20254/2025. Plani i Veprimit siguron jo vetëm zhvillimin e aktiviteteve të parashikuara, por edhe cilësinë e zbatimit të tyre.
Plani i Veprimit është rrjedhojë e Planit Strategjik të Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, ku janë caktuar 5 objektivat strategjike të tij, ofrimi i programeve cilësore të studimit në lidhje me kërkesat e tregut dhe zhvillimin social, zhvillimi i veprimtarisë shkencore për përmirësimin e cilësisë së studimeve dhe inovacionit, ndërkombëtarizimi si element i zhvillimit të brendshëm, krijimi i kushteve infrastrukturore për mësim cilësor, zhvillimi i praktikave efektive të menaxhimit të cilët më pas zbërthehen në objektiva specifike ku përcaktohen aktivitetet të cilat monitorohen përmes treguesve të performancës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan