Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nisur punën intensive për përgatitjen e materialeve të nevojshme për procesin e riakreditimit të programeve studimore, pas përfundimit me sukses të semestrit veror 2023/2024.
Në takimin e sotëm të grupeve punuese, ku morën pjesë studentët, stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit, kryesuar nga Dekanja Fatmire Krasniqi, u diskutua përgatitja për aplikimin për riakreditimin e programeve studimore. Këto programe përfshijnë programin baçelor në Juridik të Përgjithshëm dhe programin Master në Juridiko-Penal, për të cilat Fakulteti do të aplikojë këtë vit.
Dekanja e Fakultetit theksoi se gjatë përgatitjes së procesit të aplikimit dhe vetëvlerësimit do të adoptohet një qasje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë stafin akademik, administrativ, studentët dhe aktorët tjerë, me qëllim të arritjes së rezultateve të kënaqshme.
Puna intensive dhe takime të tjera të këtij lloji do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt për të siguruar përgatitjen më të mirë të mundshme për procesin e riakreditimit të programeve studimore të Fakultetit Juridik.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan