Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka vazhduar dita e dytë e Konferencës së Tretë Vjetore Shkencore Ndërkombëtare me temë “Trendet dhe sfidat në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore”. Kjo konferencë, për dy ditë radhazi, mblodhi 124 pjesëmarrës, duke përfshirë akademikë, profesorë universitarë dhe studiues të rinj nga vendi, rajoni dhe Evropa.
Në kuandër të kësaj, sot pas përfundimit të prezentimit të punimeve të të gjithë pjesëmarrësve, nëpër pesë sesionet e konferencës dy ditore, EduDay Conference, Justice Conference, Economics Conference, DiGiDay Conference dhe MathDay Conference, është takuar Këshilli Organizativ i Konferencës, ku kanë vlerësuan konferencën si jashtëzakonisht të suksesshme, duke ofruar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe ideve, përmes punimeve shkencore të tyre, që ishin me një qasje multidisiplinare.
Arbona Xhemajli, Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore në UKZ dhe kryetare e Këshillit Organizativ, si dhe anëtarët tjerë të Këshillit, thanë se gjatë konferencës dy ditore e cila përmbylli sot punimet e saj, ka pasur një larmi të temave mjaft interesante, të cilat kanë ofruar mundësi të shkëlqyer për të fituar njohuri kuptimplota të tendencave aktuale dhe të ardhshme në të gjitha fushat e shoqërisë, përfshirë arsimin në edukim, matematikë, drejtësi, teknologjinë, marketingun, biznesin, industrinë, institucionet, etj.
Të gjitha abstraktet e punimeve të konferencës janë të pajisura me ISBN nga Biblioteka Kombëtarë e Kosovës, ku secili pjesëmarrës i konferencës mund të kenë qasje në librin e abstrakteve, i cili tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Universitetit. Shih Këtu
Këshilli organizativ propozoi që në të ardhmen të gjitha punimet që prezantohen në konferencë, të botohen në revistë shkencore të universitetit.
Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka uruar pjesëmarrësit për punën e tyre të palodhur dhe për kontributin e vlefshëm në avancimin e njohurive shkencore. Ai ka thënë se kjo konferencë do të vazhdojë të jetë një ngjarje e rëndësishme në kalendarin akademik të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.
Në ditën e dytë dhe në përmbyllje të Konferencës së Tretë Vjetore Shkencore Ndërkombëtare UKZ AC 2024 me temë “Trendet dhe sfidat në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore”, janë ndarë edhe certifikata për secilin pjesëmarrës.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan