Në kuadër të projektit Erasmus+ WEBJOU (financuar nga BE), UKZ, si partner i këtij projekti, do të organizojë intervista me studentët e interesuar për të marrë pjesë në trajnimin 2 javor që do të zhvillohet në Prishtinë, gjatë muajit Shtator 2024.
Trajnimi do të përmbanë 4 kurse/module në lidhje me: Zbulimin e të Dhënave, Analizën e të Dhënave, Vizualizimin e të Dhënave, Gazetarinë e të Dhënave dhe Naracionin. Studentët aplikant duhet të jenë njohës të gjuhës angleze.
Studentët e interesuar duhet të regjistrohen në këtë link: Kliko Këtu
Afati për aplikim përfundon më datë 21 Qershor në ora 12:00.
Intervistat me studentët aplikant do të zhvillohen në 21 Qershor 2024 ora 12.00, Fakulteti Juridik, UT, kati i 1-rë, zyra nr. 16. Për cdo pyetje/informacion, ju lutem kontaktoni në adresat e e-mail: [email protected] dhe [email protected] .
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan