Ftesë/Në UKZ do të organizohet një takim bashkëbisedues me letrarin Bajram Kosumi

3 Qershor, 2024

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Fakulteti i Edukimit, në bashkëpunim me Ars Club “Beqir Musliu” dhe KultPlus, do të organizojë një takim bashkëbisedues me letrarin Bajram Kosumin.

Ky organizim mbahet  të mërkurën, më 5 qershor 2024, amfiteatri B01 duke filluar në ora 11:00.

Pjesëmarrësit flasin dhe diskutojnë me autorin për librin dhe letërsinë.

Ju mirëpresim!