Ftesë për pjesëmarrje në takimin informues rreth granteve për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtim

29 Maj, 2024

Të nderuar studentë dhe staf i Universitetit Publik ‘Kadri Zeka”,

Ftoheni të merrni pjesë në takimin informues rreth thirrjes për grante, për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtim.

Kjo skemë është mundësi e mirë për stafin e ri akademik që të merr financim për zbatimin e teknikave të mësimdhënies duke udhëhequr projekte kërkimore së bashku me studentë në lëndë të caktuara. Projektet do të financohen deri në 10 mijë Euro.

Për të prezantuar më në detaje skemën e granteve, si dhe për të diskutuar rreth mundësive të tjera të bashkëpunimit, të enjten, datë 30 Maj 2024 në ora 14:00, salla B01, do të organizohet takim informues.

Programi i Mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese zhvillohet dhe do të zbatohet me përkrahjen e projektit “Intervenimet në arsimin e lartë 2025” (HEI’25) në konsultim dhe koordinim të ngushtë me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe përfaqësues të Universiteteve Publike në Kosovë.

Projekti HEI’25 financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe zbatohet nga dy organizata partnere – Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).