Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorekrori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe anëtari i Këshillit Drejtues Prof. Ass. Dr. Selim Daku, gjatë vizitës zyrtare në Universitetin Evropian të Tiranës, në kuadër të projektit Erasmus+ WEBJOU, kanë mbajtur ligjëratat për fushat të caktuara.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i UKZ-së është pritur në takim nga Rektori i UET-se profesor Tonin Xhuraj, ku është biseduar për hapat konkret për themelimin e një programi të përbashkët të doktoratës në fushën e IT-së.
Përderisa, në tetor të këtij viti në kuadër të projektit Erasmus+ WEBJOU do të nisë pilotimi i kurseve edhe për studentët nga universitetet partnere nga Kosova.
Projekti WEBJOU promovon shkëmbimin e njohurive dhe inovacionin multidisiplinar të mësimdhënies dhe të nxënit në realitetin e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar të gjitha aftësitë për të vepruar në mënyrë të frytshme në kornizat e gazetarisë së të dhënave dhe komunikimit të të dhënave.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan