Drejtues të UKZ-së Diskutuan Strategjitë për Ndërmarrësi dhe Inovacion në kuadër të GreenWB

17 Maj, 2024

Në kuadër të GreenWB ku pjesëmarrës ishin Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku  së bashku me  Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin, Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa dhe profesoren Shejnaze Gagica që u mbajt në në Cyril and Methodius University në Shkup të Maqedonisë së Veriutu, u diskutua për Strategjitë e universiteteve partnere për Ndërmarrësi dhe Inovacion.

Po ashtu u diskutua edhe për Laboratorët që do të krijohen për ndërmarrësi dhe inovacion në te gjitha universitetet partnere, e gjithashtu edhe në UKZ.

Po ashtu pjesëmarrësit u dakorduan për pajisjet teknologjike që do të pajisen me teknologjinë më të fundit, Laboratorin për Ndërmarrësi dhe Inovacion, të cilat pajisje do të blihen me mjete financiare të Komisionit Evropian, në kuadër të projektit GreenWB.